Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në diskutimin e tij lidhur me ndarjet buxhetore për vitin 2022 të prezantuar gjatë seancës së Kuvendit nga ministri i financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga ajo që u prezantua nuk përçon mesazhin se do të ketë përmirësim të jetës së qytetarëve, dhe nuk është buxhet zhvillimor por tha ai se është thjeshtë është buxhet i mashtrimit ashtu siç është kjo qeveri mashtures e madhe e qytetarëve, transmeton Kosova Post.
Tutje ka theksuar Lushtaku se Projekt buxheti për vitin nuk ka shifra që vërtetojnë se do të përmirësohet gjendja në arsim, në shëndetësi.
Për më tepër Lushtaku tha se ky buxhet nuk paraqet shifra të besuara se do të përmirësohet jeta e personave të kategorive të ndjeshme, pensionistëve, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, nuk ka shpresë për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave dhe nuk ka asnjë ndryshim që ju jep shpresë zhvillimit të bizneseve të dëmtuara e shumë prej tyre të shkaktuara nga pandemia.
Ai ka kritikoi qeverinë edhe për mos planifikim të ligjit të pagave, ndërsa tha se Qeveria Kurti 2 i ka mashtruar qytetarët për rritjen e pagave.
“Qeveria Hipokrite Kurti dhe ky buxhet thjeshtë na jep vetëm një mesazh që nuk është buxhet zhvillimor por thjeshtë është buxhet i mashtrimit ashtu siç është kjo qeveri mashtures e madhe e qytetarëve. Si e tillë, takspaguesëve ua rritë barrën tatimore por nuk ua kthen atë me rritjen e mirëqenies së tyre. Rritë borxhin publik duke i ngarkuar gjeneratat e ardhshme ta paguajnë targën e mashtrimit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit”, tha Lushtaku.
Tutje ka shtuar Lushtaku se kreu i qeverisë, Albin Kurti me vite të tëra ka mashtruar qytetarët e Kosovës se me të ardhë në pushtet do të rrisë pagat, përmirësojë cilësinë në arsim e shëndetësi.
“Qeveria Kurti me vite të tëra ka mashtruar qytetarët e Kosovës se po sa të vijnë ata në pushtet do të rrisin pagat, do të përmirësojnë cilësinë në arsim, do të përmirësojnë cilësinë në shëndetësi do të rrisin punësimin, do të zhvillojnë biznesin, do të rrisin prodhimin vendor to të rrisin eksportet dhe do zvogëlojnë importet. Me këto shifra të prezentuara asnjëra nga këto çështje jetike për qytetarët nuk është realizuar të vetmen gjë që kjo qeveri ka bërë ka rrit importet e sidomos importet me Serbinë dhe ka rritë inflacionin pra është rritë kostoja e qytetarëve duke ua vështirësuar atyre jetesën”,ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka theksuar tutje se’ Treguesit ekonomik dhe buxhetor për vitin 2022 janë shumë të ndryshëm dhe shqetësues nuk kanë të bëjnë me realitetin ekonomik, thjeshtë këta kanë bërë një mashtirm publik për përfitime personale dhe partiake duke keqpërdorur parat publike për të manipuluar opinion publik, që është një bazë e fuqishme se janë të paaftë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për zhvillim ekonomik të vendit.
Fjalimi i plotë i Lushtakut në seancë:
Të nderuar deputet
Projekt buxheti për vitin 2022 nuk jep ndonjë mesazh që do të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve, nuk ka shifra që vërtetojnë se do të përmirësohet gjendja në arsim, në shëndetësi, nuk ka shifra të
besuara se do të përmirësohet jeta e personave të kategorive të ndjeshme, pensionistëve, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, nuk ka shpresë për të punësuarit se do të ketë rritje të pagave dhe nuk ka asnjë ndryshim që ju jep shpresë zhvillimit të bizneseve të dëmtuara e shumë prej tyre të shkaktuara nga pandemia.
Qeveria Hipokrite Kurti dhe ky buxhet thjeshtë na jep vetëm një mesazh që nuk është buxhet zhvillimor por thjeshtë është buxhet i mashtrimit ashtu siç është kjo qeveri mashtures e madhe e qytetarëve. Si e tillë, takspaguesëve ua rritë barrën tatimore por nuk ua kthen atë me rritjen e mirëqenies së tyre. Rritë borxhin publik duke i ngarkuar gjeneratat e ardhshme ta paguajnë targën e mashtrimit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.
Qeveria Kurti me vite të tëra ka mashtruar qytetarët e Kosovës se po sa të vijnë ata në pushtet do të rrisin pagat, do të përmirësojnë cilësinë në arsim, do të përmirësojnë cilësinë në shëndetësi do të rrisin punësimin, do të zhvillojnë biznesin, do të rrisin prodhimin vendor to të rrisin eksportet dhe do zvogëlojnë importet. Me këto shifra të prezentuara asnjëra nga këto çështje jetike për qytetarët nuk është realizuar të vetmen gjë që kjo qeveri ka bërë ka rrit importet e sidomos importet me Serbinë dhe ka rritë inflacionin pra është rritë kostoja e qytetarëve duke ua vështirësuar atyre jetesën.
Treguesit ekonomikë dhe buxhetor për vitin 2022 janë shumë të ndryshëm dhe shqetësues nuk kanë të bëjnë me realitetin ekonomik, thjeshtë këta kanë bërë një mashtirm publik për përfitime personale dhe
partiake duke keqpërdorur parat publike për të manipuluar opinion publik, që është një bazë e fuqishme se janë të paaftë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për zhvillim ekonomik të vendit.
Treguesit në buxhet duhet të argumentohen sepse nuk mundet të jetë real një buxhet pa analizën e trendeve fiskale, pa analizën sa janë reale supozimet makroekonomike, sa janë reale projeksionet e të hyrave buxhetore. Në këtë projekt buxhetor ka shifra të dëshiruara por jo të analizuara dhe të bazuara në realitetin ekonomik.
Dëshira jonë është që vertetë rritja ekonomike në vitin 2022 të jetë 7.8%, do dëshironim të ketë rritje ekonomike që do të reflektonte në rritje të punësimit dhe zhvillim ekonomik, por kjo është vetëm një mashtrim i kësaj qeverie dhe e parealizueshme bazuar në trendet ekonomike të cilat i ka Kosova dhe bazuar në këto shifra që janë pasqyruar në projektbuxhet. Thjeshtë një kalkulim me shifra dhe i pamatshëm siç janë rregullat në buxhet.
Qeveria rritjen e çmimeve të konsumit që në muajin tetor ka arritur në një mesatare 5.7% po mundohet ta pasqyroj si rritje ekonomike, e në anën tjetër qytetarët janë të shqetësuar me rritjen e çmimeve të
produkteve ushqimore, që çdo ditë e më shumë po bëhet e pa përballueshme për ta. Krahas kësaj rritje Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë hap për të lehtësuar jetën e qytetarëve nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ruajtur ekuilibrin e tregut për të mos dëmtuar jetën e qytetarëve.
Qeveria Kurti nuk ka planifikuar rritje të buxhetit për pagat e zyrtareve publik, nuk ka bërë asnjë veprim për miratimin e ligjit për paga, të paktën nuk ka planifiku rritje të pagave siç e parasheh ligji për menaxhimin e financave publike në harmoni me % e rritjes ekonomike pasi që veç po proklamojnë rritje ekonomike dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rritjen e pagës minimale në minimum 250 euro në sektorin privat që e ka premtuar zëshëm në fushata elektorale në vargun e premtimeve populliste që e ka për metodë të punës së tij.
Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndryshuar politikat makro-fiskale si parakusht për përformancë më të mirë të ekonomisë. Asnjë veprim për të nxitë investimet nga jashtë dhe për të përkrahur bizneset vendor. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë trend pozitiv në realizimin e investimeve publike në të cilat e qeveria e bazon rritjen ekonomike.
Qeveria Kurti ka premtuar se do të rritë prodhimin vendor, do të rritë eksportin dhe do të zvogëloj importin me qeverisjen e tyre. Ky premtim ka qenë mashtrim i radhës, janë rritë importet e mallrave të konsumit për rreth 28.7% si dhe importi i mallrave në përgjithësi ku si rezultat kemi rritje të deficitit tregtar në terma real për 23%. Qytetarët i kanë ende të freskëta skenat e rrëzimit të kamionëve dhe protestat në ditët netët e ftofta të dimrit për ti penguar kamionët me mallra serbe, faktet tregojnë se në Qeverinë Kurti 2 është rritur importi me Serbinë vetëm në muajin gusht të këtij viti importi me vendet Ceftas është rritur për 50.5% kurse vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia 6.8%.
Ndërsa në qeverinë Kurti mbi 61% të të hyrave por realizohen nga TVSH në kufi, detyrimet doganore dhe akciza, një formë që Kurti e ka kritikuar si të papërshtatshme për krijimin e të hyrave për vitet të tëra dhe nuk ka planifikuar të bëjë asnjë ndryshim përmes politikave popullsitë që i ka premtuar.
Të nderuar deputet
Rritja e buxhetit duke rritur borxhet nuk vlerësoj se është e mirë për ekonominë tonë, nuk ëshë e mirë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh ti ngarkojmë me koston e punës tonë. Borxhi i përgjithshëm është
planifikuar që në vitin 2022 të jetë 27% e BPV që është një trend shumë i shpejtuar krahasuar me vitin 2019 që ka qenë vetëm 17.6% e BPV. Një trend i tillë i rritjes nuk reflekton në mënyrë pozitive në ekonominë dhe mirëqenjen e qytetarëve.
Që buxheti është buxhet shpenzues dhe jo buxhet zhvillimor siç duhej të ishte e dëshmon edhe planifikimi se si do të shpenzohen mjetet buxhetore. 32% e shpenzimeve buxhetore është paraparë për
subvencione dhe transfere, 23,5% për paga dhe meditje, 14.7% për mallra dhe shërbime kurse vetëm 25.6% është planifiku të shpenzohet për investime kapitale, përmes të cilave ndikohet në zhvillimin ekonomik.
Nga 555.6 milion euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale, nga ato vetem 30 milion euro janë planifikuar për projekte të reja. Asnjë projekt kapital i ri nuk është paraparë në Ministrinë e Bujqësisë, të gjitha projektet janë vazdimësi e projekteve që kanë qenë të ideuara e të planifikuara nga qeveritë e më parshme. Shembulli më i mirë për një planifikim buxhetor të një anshëm dhe për interesa partiake është heqja e turpshme e projektit të ‘Ujësjellësit Shipol-Brus’, Mitrovicë më vlerë prej 4,871,351 euro. Projekt i cili ka të bëjë më furnizmin më ujë të piijshem për qytetarët tanë në Skenderaj.
Kurse ne jemi zotuar që t’i mbështesim çdo projektë që ka të bejë më ujin. Siç e mbeshteta edhe dje në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Nderkombetare mbi Programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë; Shembullë tjetër është edhe ndarja e mjeteve për zgjerimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj ku janë planifikuar vetëm 500.000 euro për vitin 2022, për vitin 2023 janë planifikuar 1 milion e 70 mijë euro kurse në vitin 2024 janë planifikuar 4 milion e 520 mijë euro që është një planifikim tendencioz për ti dëmtuar qytetarët e Drenasit dhe Skenderaj që njihen si bastione të PDK. Qeveria në vend se ti jep prioritet MSH për të rritur buxhetin për këtë Ministri në këtë situatë sfiduese kur po përballemi me pandemin në fakt i ka zvogëluar buxhetin për 47.83% krahasuar me buxhetin e vitit 2021. Sipas planit buxhetor është zvogëluar buxheti për Ministrin e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë për 48.3% krahasu me vitin 2021. Qeveria ka ndarë më pak mjete edhe për Minsitrinë e drejtësisë për 25% krahasuar me vitin 2021. Për Ministrinë e ekonomisë ka ndarë më pak mjete për 19.7% krahsuar me vitin 2021.
Zvogëlimi i mjeteve për Radio Televizionin e Kosovës për 20% nuk është veprimi i duhur për një televizion publik, nuk është mirë që të mbetet në vullnetin e ministrave ndarja e mjeteve për mediumin publik, na mbetet neve si Kuvend që sa më shpejtë në kordinim me radio televizionin të gjejmë zgjidhjen e duhur për të financim të pavarur nga buxheti për këtë institucion.Nëse analizojmë buxhetin e ndarë për komunat shohim vetëm 567 milion euro apo 21.06% e buxhetit të tërshishëm janë ndarë për komuna. Buxheti nuk është ndarë në mënyrë proporcionale për komunat. Prioritieti në ndarjen e mjeteve u është dhënë atyre komunave ku kanë llogaritë Qeveria Kurti se do të jenë fitues të zgjedhjeve duke i dëmtuar komunat që kanë qenë të bindur se janë bastione të subjekteve tjera politike.
Për këto dhe shumë arsye që i cek më lartë ne si grup parlamentar nuk do ta përkrahim projektbuxhetin e vitit 2022, vota e grupit tonë parlamentar do të jetë kundër këtij buxheti.