Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe atë të Egjiptit, Sameh Shoukry, mbi zhvillimet në Kuds, transmeton Kosova Post.
Çavuşoğlu, i cili vazhdon të qëndrojë për vizitë në Arabinë Saudite për të diskutuar çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe, realizoi telefonatë me homologët e tij jordanez dhe egjiptian, thanë burimet diplomatike.
Bëhet e ditur se bisedimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në Palestinë dhe hapat që duhet të ndërmerren kundër agresionit të Izraelit.
Çavuşoğlu gjithashtu bisedoi në lidhje me çështjen në fjalë edhe me ministrin e Jashtëm maroken, Nasser Bourita, ministrin e Jashtëm iranian Muhammed Javad Zarif, ministrin e Jashtëm algjerian, Sabri Bukadum, ministrin e Jashtëm pakistanez, Shah Mahmud Qurayshi, ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Yusuf al Uthaymin, ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, dhe me ministrin e Jashtëm tunizian, Othman Jerandi. (AA)