Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Mahmut Çevik, në fjalimin e tij në program tha se 350 nga 1000 projektet arsimore të realizuara nga TIKA në botë janë realizuar në Maqedoninë e Veriut.
Duke thënë se TIKA, e cila është themeluar në vitin 2005, ka realizuar 1200 projekte në Maqedoninë e Veriut në 16 vjet, Çevik u shpreh se “Rreth 37% e këtyre 1200 projekteve janë projekte arsimore. Tika ka realizuar në Maqedoninë e Veriut 350 nga 1000 projektet arsimore që ka zbatuar në botë dhe 55 nga 335 shkollat që ka ndërtuar, janë ndërtuar në Maqedoninë e Veriut.”
Duke vënë në dukje se turqit e Maqedonisë së Veriut, së bashku me mbështetjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, kanë prezantuar modelin e të qenët ndryshe në tërësi, Çevik deklaroi se turqit rumelianë (ballkanas), veçanërisht turqit e Maqedonisë së Veriut, kanë paguar një çmim për shekuj duke mbrojtur zemrën, mendjen dhe thesarin e shenjtë të kombit turk.
Duke thënë se sot në Ballkan përdoren 7 deri në 8 mijë fjalë turke në gjuhën shqipe, serbe, maqedonase dhe boshnjake, Çevik u shpreh se “Turqishtja e Maqedonisë së Veriut është turqishtja e Anadollit. Është baza e turqishtes së Anadollit. Është dialekti i turqishtes oguze dhe është gjuhë letrare. Turqishtja është gjuha e paqes, qetësisë dhe prosperitetit në Ballkan”.
Duke u shprehur se 12 për qind e shoqërive që jetojnë në Ballkan sot flasin turqisht, Çevik tha: “Turqit e Maqedonisë së Veriut jetojnë në paqe dhe mirëqenie me të gjitha shoqëritë, ashtu si 10 milionë njerëzit që jetojnë në Ballkan dhe flasin turqisht. Ata i kanë konsideruar të tjerët popull dashamirës duke marrë parasysh konkretisht interesat kombëtare të shteteve ku jetonin.”
Duke nënvizuar se TIKA ka realizuar shumë projekte për mbrojtjen e kulturës turke dhe turqishten, e cila është trashëgimia kulturore e përbashkët e Ballkanit, Çevik u shpreh: “Nga fshati Buçim i Radovishit në fshatin Oxhalli të Karbintsit, nga fshati Shashavarlli i Shtipit në fshatin Budakllar të Mogilës, nga Mavrova-Rostusha në fshatrat Dedeli dhe Çalikli të Valandovës, nga Lagjja Jyksek e Vasilevës në fshatrat Dilgash të Jupës Qendrore dhe Gëpçeli të Dojranit, (Tika) u ka dalë për zot këtyre duke thënë se ‘kemi një të kaluar të përbashkët, por kemi edhe një të ardhme të përbashkët’ duke ndërtuar me dhjetëra shkolla në këto fshatra.”tv.shenja.