Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është deklaruar pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ai ka shkruar në “Twitter” se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse.
Abazoviq tha se vizita e Escobarit në Malin e Zi më shumë i kushtohet luftës kundër korrupsionit.
“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.
Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Veliko prizanje 🇲🇪🤝🏻🇺🇲
Posjeta g. Eskobara dominantno posvećena borbi protiv korupcije.
Imamo ogromnu podršku američke administracije za rad bezbjedosnog sektora u najsloženijim operacijama.
Dokazano je ono što tvrdimo. Valjda je to sad svima jasno.
Počelo je… pic.twitter.com/pCARVRWiKp
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) November 12, 2021