Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti shpjegon: Si u bashkua politika me pushkën për lirinë e Kosovës

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Hoti për kandidaturën që mund të mos depërtojë fare në Kuvendin e LDK-së: Ta shohim, do të ketë agjendë

    Hoti për kandidaturën që mund të mos depërtojë fare në Kuvendin e LDK-së: Ta shohim, do të ketë agjendë

    Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”

    Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”

    Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

    Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë i sjell Ukrainës marrëveshja për lëndët e para me SHBA

05 Maj 2025, 8:27
në Botë
Çfarë i sjell Ukrainës marrëveshja për lëndët e para me SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA dhe Ukraina duan të krijojnë një fond të përbashkët investimesh dhe rindërtimi. Si do të funksionojë dhe çfarë shpresojnë të arrijnë të dyja palët? Shumë gjëra mbeten të hapura edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshja për mineralet e rralla, marrëveshja për burimet minerare, marrëveshja për burimet natyrore dhe minerare, ose thjesht marrëveshje ekonomike: të gjitha këto janë emrat për traktatin që SHBA dhe Ukraina donin të lidhnin menjëherë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump mori detyrën në fillim të këtij viti. Pas disa përpjekjeve dhe ndryshimeve, më 30 prill, Uashingtoni dhe Kievi nënshkruan një “Marrëveshje për Krijimin e një Fondi Investimesh dhe Rindërtimi SHBA-Ukrainë”.

Marrëveshja përbëhet vetëm nga dhjetë faqe, plus dy si shtojcë. Pas nënshkrimit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, deklaroi se, sipas dokumentit, Ukraina do të krijonte bashkërisht një fond investimesh për rindërtim me SHBA për të tërhequr investime të mëdha në vend. Marrëveshja nuk përmend asnjë detyrim borxhi që Ukraina i detyrohet SHBA dhe nuk e ndryshon rrugën e Kievit drejt integrimit evropian.

Si do të funksionojë fondi?

Sipas Svyrydenko-s, SHBA-të do të japin kontribute në fond: përveç burimeve të drejtpërdrejta financiare, kjo mund të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar Ukrainën, për shembull. Nga ana e tij, Kievi do të kontribuojë në fond me 50% të të ardhurave buxhetore nga pagesa e licencave të reja për nxjerrjen e lëndëve të para të rëndësishme, por mund të japë edhe kontribute shtesë.

Fondi do të investojë para në projekte të nxjerrjes së mineraleve, naftës dhe gazit, si dhe në infrastrukturën dhe përpunimin shoqërues. Përkatësisht Ukraina dhe SHBA-të do të përcaktojnë bashkërisht projektet specifike të investimeve për të cilat do të ndahen fondet. Fondi lejohet të investojë vetëm në Ukrainë.

“Ne besojmë se fitimet dhe të ardhurat e fondit  në dhjetë vitet e para nuk do të shpërndahen, por mund të investohen vetëm në Ukrainë, në projekte të reja ose rindërtim. Kushtet do të diskutohen më vonë”, tha ministrja.

Marrëveshja SHBA-Ukrainë ende duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas. Megjithatë, grupi parlamentar i partisë opozitare Solidariteti Europian është i pakënaqur që deputetët nuk u përfshinë në negociatat për këtë marrëveshje. Ai i bën thirrje Presidentit Volodymyr Zelensko të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e grupeve dhe fraksioneve parlamentare.

Kur do të bëhen investimet e para?

Sipas Ilya Neshodovskit të organizatës shoqërore ukrainase “Rrjeti për Mbrojtjen e Interesave Kombëtare” (ANTS), një marrëveshje me SHBA është thelbësore për Ukrainën e sotme. “Ne paguajmë dhe heqim dorë nga një pjesë e të ardhurave tona, por në këmbim marrim mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe investime amerikane. Meqenëse amerikanët do të kontrollojnë se si bëhen investimet, ata me sa duket do të jenë më të gatshëm të investojnë në ekonominë ukrainase”, shpjegon ai.

Megjithatë, investimet nuk do të vijnë menjëherë. Ekspertët besojnë se ato mund të priten vetëm pasi të ketë mbaruar faza e nxehtë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pas një ngrirjeje të konfliktit ose nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje. “Projektet e reja përjashtohen gjatë luftës. Nuk mendoj se do të jenë të mundura para mesit të vitit të ardhshëm. Sepse kompanitë që duan të investojnë në Ukrainë – qoftë në lëndë të para, miniera apo përpunim – duhet ta marrin parasysh këtë në buxhetet e tyre për vitin e ardhshëm”, tha në një intervistë për DW Anatoly Amelin i Institutit Ukrainas për të Ardhmen. Ai supozon se, në variantin më të mirë, investimet amerikane do të rrjedhin në Ukrainë duke filluar nga viti 2027 dhe 2028. “SHBA mbeten të motivuara për të na ndihmuar, por ndihma e ardhshme do të grumbullohet si detyrime borxhi në fond”, thotë Amelin.

A do të rifillojë ndihma ushtarake amerikane?

Në të njëjtën kohë, ekspertët vërejnë se marrëveshja është politikisht e dobishme për Ukrainën, pasi ajo vazhdon bashkëpunimin me SHBA, përfshirë edhe në aspektin e rritjes së ndihmës ushtarake amerikane. “Ky është një arritje e madhe politike dhe diplomatike për Ukrainën”, shkroi në Facebook Tymofiy Mylovanov, drejtor i Shkollës së Ekonomisë së Kievit dhe ish-ministër i Ekonomisë së Ukrainës. “Marrëveshja i jep Trumpit një sukses politik të brendshëm, i cili gjithashtu përmirëson qëndrimet ndaj Ukrainës në SHBA. Ukraina ka arritur të mbrojë interesat e saj në këtë marrëveshje. Të gjitha kërkesat drakoniane ndaj saj u hoqën pavarësisht presionit të paimagjinueshëm. Marrëveshja tani duket e drejtë dhe hap derën për rritjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën”.

Ekspertët vërejnë se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, mediat raportuan se Donald Trumpi kishte rënë dakord t’i shiste Ukrainës armë me vlerë të paktën 50 milionë dollarë për herë të parë në mandatin e tij të dytë.

A mori Zelenski garanci sigurie?

Në të njëjtën kohë, ekspertët theksojnë se marrëveshja e nënshkruar nuk përmban asnjë garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën. Kjo është pikërisht ajo që kishte në mendje Presidenti Volodymyr Zelenski kur inicioi nënshkrimin e një marrëveshjeje me SHBA-në. Ai donte të merrte garanci sigurie për vendin e tij në këmbim të aksesit në lëndët e para ukrainase.

“Kjo është një marrëveshje për të ardhmen. Marrëveshja është më shumë politike në natyrë, është një përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA-në. Por nuk përmban garanci sigurie dhe ky është një problem i vërtetë për Ukrainën”, thotë Yevhen Magda i organizatës ukrainase World Policy Institute. Në një intervistë me DW, ai vëren se Ukraina ka nënshkruar tashmë më shumë se tre duzina marrëveshje sigurie me partnerë ndërkombëtarë, të cilat janë më të dobishme në aspektin e politikës së sigurisë sesa marrëveshja me SHBA-në për krijimin e një fondi investimesh dhe rindërtimi. DW

Etiketat: Donald TrumpshbaUkraina
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

8 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

8 muaj më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

8 muaj më parë
‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH