Dy zjarre shpërthyen herët në mëngjes të hënën në qytetin rus të Bryansk, afër kufirit me Ukrainën, sipas mediave ruse, duke cituar shërbimet e urgjencës.
Sipas BBC një zjarr thuhet të jetë në një depo nafte, ndërsa vendndodhja e dytë nuk u bë e ditur. Zyrtarët thanë se askush nuk u lëndua dhe nuk ka plane për të evakuuar zonën. Nuk u dha asnjë arsye për zjarret dhe nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm se ato kishin lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse Rusia e ka akuzuar më parë Ukrainën për një sulm ajror në të njëjtin rajon.
Sipas informacioneve jozyrtare, një nga fabrikat e prekura të karburantit “luan një rol kyç në eksportin e naftës nga Rusia në Evropën Perëndimore” dhe dyshohet se “është prekur edhe nga baza ushtarake/depoja e municioneve në Bryansk”.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video të cilat duket se tregojnë dy zjarre të mëdha në qytet.