Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem.
Çitaku thotë se Brukseli para se të japë leksione për Ambasadën në Jerusalem duhet të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së.
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë”, është shprehur Çitaku.
Postimi i plotë:
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.