Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Situata më e rëndë është në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë dhe Istog.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje qeverisë të mos rri duarkryq.
“Gjendje alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Qeveria mos të rrijë duarkryq”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.