Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të), renditen ndër shtetet që investojnë më së shumti në fushën ushtarake, prandaj edhe renditen si superfuqia më e madhe ushtarake globale, shkruan Kosova Post.
Pas saj, Rusia dhe Kina, formojnë treshen e vendeve me fuqi më të madhe ushtarake globale.
Globale Firepower ka marrë parasyshë mbi 50 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin final, se ku të renditet një vend i caktuar në Power Index-in e përpiluar nga ajo.
Parametrat të cilët janë marrë parasysh për vendosjen e kësaj renditjeje, nuk kanë të bëjnë vetëm me financat e kategorizuara për këtë fushë, të cilat i përcakton administrata e një shteti, por edhe fuqinë ushtarake, aftësinë logjistike si dhe pozitën gjeografike.
“Formula jonë unike, e brendshme lejon që kombet më të vogla, por më të përparuara teknologjikisht, të konkurrojnë me ato më të mëdha, por më pak të zhvilluara” – thuhet ndër të tjera në një artikull të publikuar në Globale Firepower.
Por cili është potenciali i këtyre tri vendeve?
Në vijim mund ta shihni një video, ku të tri vendet janë vendosur në një raport komperativ njëri me tjetrin:
Së fundi ka pasur komente se, vetëm një koalicion ndërmjet Rusisë dhe Kinës, mund t’i bëjë konkurrencë ShBA-ve.
Por e ashtuquajtura “Perandoria tej Atlantike”, hë për hë, ruan raporte të mira me shumë aleatë të tjerë të fuqishëm, të cilët mund ta ndihin, në rast të shpërthimit të ndonjë lufte. Por, po të ndodhte kjo e fundit, pasojat do të ishin të paparashikueshme.
Ndërsa në hashtagun #WatchData është lansuar një video, ku është bërë analiza e një rasti të tillë hipotetik: Kush do ta fitonte luftën e tretë botërore, po të fillonte ajo tash?/KosovaPost/