Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës bruto të tipit Brent tejkaloi 95 dollarë për fuçi të premten për shkak të mungesës së rezervave dhe tensioneve aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës, përcjell KosovaPost.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 95,65 dollarë për fuçi në orën 15:03, që është çmimi më i lartë që nga 1 tetori 2014.
Çmimi i naftës amerikane West Texas Intermediate – WTI u ngjit në 94,65 dollarë, më i larti që nga 30 shtatori 2014.
Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën gati katër për qind brenda një dite.
Gjithashtu, çekuilibri i ofertës dhe kërkesës në treg vazhdon të rrisë çmimet.
Tregu global i naftës po përballet me furnizim të pamjaftueshëm në raport me kërkesën e lartë në një kohë kur ekonomia globale po rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit.
Rritja e mprehtë e çmimeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi rus i Ukrainës mund të fillojë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të cilat mbahen nga 4 deri më 20 shkurt./AA.