Legjenda e gjallë e futbollit portugez dhe atij botëror Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të ri, transmeton Kosova Post.
Duke filluar ndeshjen miqësore kundër Katarit, Ronaldo u bë lider në këtë fushë duke veshur fanellën e kombëtares për herë të 181 -të .
Ylli portugez tejkaloi rekordin e mbajtur nga lojtari spanjoll Sergio Ramos .
Renditja e lojtarëve që kanë veshur më shumë fanellat e kombëtares në Evropë:
* Cristiano Ronaldo – Portugali: 181 ndeshje
* Sergio Ramos – Spanjë: 180 ndeshje
* Gianluigi Buffon – Itali: 176 ndeshje
* Vitalijs Astafjevs – Lituani: 167 ndeshje
* Iker Casillas – Spanjë: 167 ndeshje
Ndërsa Ronaldo shënoi 8 gola në 9 ndeshje për klubin dhe ekipin kombëtar në këtë sezon, ai arriti të shënojë 10 gola në 11 ndeshje në Portugali në 2021 .
Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në ekipet kombëtare, përmirësoi rekordin e tij me golin që shënoi në minutën e 37 -të të ndeshjes. Ronaldo e rriti numrin e golave në 112./KosovaPost/