Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Preshevës.
Mustafi në një postim në Facebook, ka renditur me dhjetëra siç i ka cilësuar ai dështime të Arifit sa ishte kryetar. “Siç erdhi ashtu po ikën. Episod i trishtë”, ka shkruar Mustafi.
Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”