Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull”, ka thënë Krasniqi.
Në media janë publikuar edhe disa fotografi nga vendi ku është gjetur i vdekur Syleviqi.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/01/138984594_371964034523751_9154230168874443701_n-1392x971-1-860x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/01/139161256_531508564407254_3065172756257524925_n-1392x865-1-966x600.jpg)