Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Daut Haradinaj, ka falënderuar rininë e Kosovës dhe atë të komunës së Deçanit pas përkrahjes që ia dhanë ata me pjesëmarrje në tubim por edhe mbështetje në forma të tjera Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social në Facebook, Daut Haradinaj, ka uruar fitoren e AAK-së të dielën kur edhe mbahen zgjedhjet.
“Faleminderit rini e Kosovës, faleminderit Deçan!
Urime fitorja e 14 shkurtit!
#ForcaeKosovës135”, ka përfunduar Haradinaj shkrimin e tij.