Eksperti amerikan, David Philips në një përgjigje për GazetaBlic thotë se, dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e ndryshon vetëm një ndërmjetës amerikan.
Philips thotë se, Amerika duhet të përfshihet më shumë në dialog, në mënyrë që të kalohet ngërçi aktual.
“Një bashkë-kryetar amerikan do të ndryshonte dinamikën. Le të kthehemi te struktura e jashtme dhe të përfshijmë më shumë SHBA-në. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar nga një ngërç në një proces ndërmjetësimi më dinamik”, tha Philips.