Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi ka dalë në mbështetje të “çmendurive” të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai deklaroi se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes krijon tensione. Këto deklarime i bëri përgjatë një telefonate me Putinin, duke e konsderuar atë një “kërcënim serioz kundër stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të pavarura në rajone të ndryshme”.
Raisi tha gjithashtu se shpreson se “ajo që po ndodh do të përfundojë në të mirë të kombeve dhe rajonit”, sipas faqes së tij të internetit, përcjell lajmi.net.
Putin u citua të ketë thënë se situata aktuale është një “përgjigje legjitime ndaj dekadave të shkeljes së marrëveshjeve të sigurisë” dhe një përpjekje perëndimore për të dëmtuar Rusinë.