Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Qeveria i kërkon Presidentes Osmani t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën

    Hoti sqaron bartjen e zyrave për vlerat e luftës dhe rastin e fëmijës 5-vje

    Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim

    Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin, duhet maturi

    Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava

    “Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

    Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

    Kurti: Për zbardhjen e fatit të zhdukurve na duhet ndihma ndërkombëtare dhe mobilizim kombëtar

    Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave, pa lënë qytetarët pa shërbime

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘Demokracia është përgjegjësi’ Osmani: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë

20 Mars 2024, 16:12
në Kryesore, Lajme
‘Demokracia është përgjegjësi’ Osmani: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë, e as nuk është një e drejtë e dhuruar, por është përgjegjësi për ta mbrojtur e fuqizuar.

Këto deklarata ajo i ka bërë në Samitin e tretë për Demokraci, i mbajtur në Republikën e Koresë.

Përmes lidhjes online, Osmani ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit në përputhje me strategjinë e miratuar gjithëpërfshirëse kombëtare, një nga rezultatet siç thotë ajo, më e rëndësishme në kuadër të zotimeve të Samitit për Demokraci.

“Mbi të gjitha, demokracia është përgjegjësi: përgjegjësi për të mbrojtur, për të fuqizuar, për të ruajtur, për të mbështetur, por më e rëndësishmja, është një përgjegjësi për të vepruar”, ka deklaruar ajo.

E ndjekim  të plotë deklaratën e presidentes Osmani në Samitin për Demokraci.

Të nderuar kolegë, të nderuar përfaqësues të institucioneve të Koresë së Jugut!

Demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë. Demokracia, gjithashtu nuk është një e drejtë e dhuruar. Mbi të gjitha, demokracia është përgjegjësi: përgjegjësi për të mbrojtur, për të fuqizuar, për të ruajtur, për të mbështetur, por më e rëndësishmja, është një përgjegjësi për të vepruar.

Tre vjet më parë, me iniciativën e Presidentit Biden, ne iu bashkuam botës demokratike për ta përcjellë një mesazh uniteti. Por, mbi të gjitha një mesazh për domosdoshmërinë e bashkimit të demokracive përballë autokracive në rritje.

Që atëherë, zotimet që kemi marrë përsipër në kuadër të Samitit për Demokraci i kanë prirë rrugëtimit tonë si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje. Në çdo epokë, demokracia është sfiduar nga forcat e tiranisë dhe shtypjes, sikurse edhe nga ata që kërkojnë ta minojnë fuqinë e saj transformuese. Megjithatë, demokracia mbijeton. Ajo bëhet më e qëndrueshme dhe më e fortë, sepse në thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Me ëndrrat dhe me aspiratat tona.

Që nga takimi ynë i fundit, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit në përputhje me strategjinë e miratuar gjithëpërfshirëse kombëtare, një nga rezultatet më të rëndësishme në kuadër të zotimeve tona në Samitin për Demokraci. Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj.

Me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në themel të të gjitha zotimeve tona, ne kemi punuar me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë civile për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t`i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike.

Teksa po flas para jush, ne jemi duke i bërë përgatitjet për ta mbajtur edicionin e dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në muajin prill në Prishtinë. Në këtë edicion, ne do të fokusohemi jo vetëm në partneritetet dhe dialogun për ta ndërtuar paqen e qëndrueshme përmes sigurimit të përfaqësimit më të madh të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Jam e lumtur ta ndajë me ju lajmin për themelimin e Qendrës së parë Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në partneritet me Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, në përputhje me Strategjinë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2023 të SHBA-ve, si dhe Planin Kombëtar të Veprimit.

Këto masa përfaqësojnë në tërësi një qasje të fuqishme drejtë forcimit të sundimit të ligjit, duke shfaqur përkushtimin e Kosovës ndaj reformës ligjore, transparencës si dhe mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut. Në këtë rrugëtim, angazhimi i brezit të ardhshëm në proceset demokratike është jetik. Jam e bindur se nëpërmjet njohurive të tyre dixhitale gjithnjë në zhvillim, ne kemi mundësi të jashtëzakonshme për ta zhvilluar tutje demokracinë. Veprimet e të rinjve tanë, pasioni i tyre dhe përkushtimi ndaj demokracisë mund ta nxisin një epokë të re prosperiteti.

Kjo, ngase, ku ka qëndrueshmëri, këmbëngulje, unitet dhe ambicie, demokracia gjithmonë fiton!

Faleminderit!

Etiketat: demokraciakosovavjosa osmani
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

10 muaj më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

 Bordi Ekzekutiv i FMN-së vlerëson progresin ekonomik të Kosovës dhe konfirmon disbursimin e fondeve të reja

Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH