Më 27 janar të vitit 2013, klubi Kiss në Santa Maria të Brazilit u përfshi nga flakët, të cilave nuk u shpëtuan 242 persona, shkruan KosovaPost.
Qindra të tjerë u plagosën dhe qëndruan në spitale për javë të tëra. E, pikërisht ky rast është rikthyer në një gjykatë braziliane dhe është marrë vendimi final.
Gjykata ka shpallur fajtorë katër persona, me pohimin se të njëjtit kanë qenë përgjegjës për zjarrin në klub.
Bëhet fjalë për dy pronarë të klubit dhe dy anëtarë të grupit që po përformonte atë natë në skenë.
Ata u dënuan për vrasje dhe tentim vrasje.
Një hetim policor tha se shkëndijat nga një flakë e ndezur nga grupi Gurizada Fandangueira në skenë kishin djegur materialin izolues në klubin e natës, i cili nga ana e tij prodhoi tym toksik, shkruan BBC.
Sipas gjetjeve, vendi i ngjarjes nuk kishte zjarrfikëse funksionale dhe sinjalistikë të dobët emergjente. Zyrtarët zbuluan se kishte vetëm dy dalje emergjente.
Zjarri ka ndodhur gjatë një festë universitare dhe shumica e viktimave ishin studentë të moshës 17 deri në 30 vjeç. Më shumë se 600 persona u plagosën.