Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Z.A., ushtrues detyre për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, si dhe E.S. drejtori për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për shkak se për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.
Sipas një njoftimi të gjykatës, i akuzuari Z.A., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 1 viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
Kurse i akuzuari E.S., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 1 viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
“I akuzuari Z.A., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e U.D. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni“
“I akuzuari E.S., në periodën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, TV Besa, dhe TV Prizrenit, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe rregulloren e thesarit 01/2013, thuhet në njoftim.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Kosova Post/