Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot dy marrëveshje ndërkombëtare, transmeton Kosova Post.
Bëhet fjalë për atë të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut, për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II) dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”.
Këto dy marrëveshje u miratuan me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkaq deputetët nuk ia dolën t’i kalojnë dy të tjera.
Menjëherë, pas votimit të këtyre marrëveshjeve ka vijuar me seancën e re./KosovaPost/