Reagime për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, ka pasur edhe nga pozita. Ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj e Artan Abrashi, të cilët e lidhën arrestimin e Nagip Krasniqit me mosemërimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror.
Abrashi ka pyetur në Facebook, se a po hakmerret ai që nuk po arrin të bëhet kryeprokuror, duke iu referuar Isufajt.
“A po hakmerret ai që s’po arrin të bëhet kryeprokuror?”, ka shkruar ai.
Ndërsa Rexhaj ka thënë se Isufaj “me çdo kusht po dëshiron të bëhet kryeprokuror”.
“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt.”
Kujtojmë se KPK i është drejtuar me kërkesë Zyrës së Presidentes që urgjentisht ta dekretojë Isufajn në pozitën e kryeprokurorit.