Para pak minutash janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa në agjendë është paraparë mbajtja e dy seancave, shkruan Kosova Post.
Deputetët janë duke i votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara e në mesin e të cilave janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat në seancat e kaluara nuk arritën të ratifikoheshin për shkak të mungesës së kuorumit.
Seanca e dytë, pritet të fillojë prej orës 12:00.
Në rend dite pritet të jetë edhe Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./KosovaPost/