Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se takimi i thirrur nga Ambasada amerikane në Prishtinë ku do të diskutohet për asociacionin do të bëhet për një arsye.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka thënë se takimi po mbahet në ditën e fundit të janarit pasi sipas tij, i dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka premtuar kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën që ta diskutojë Asociacionin.
“Takimi të martën në ambasadë amerikane në Prishtinë po mbahet në ditën e fundit të janarit, sepse Escobar i ka premtuar Brnabiqit që deri në fund të janarit do ta detyrojë Kosovën ta diskutojë ASMM”, ka shkruar ai.