Në Francë, deputeti Aurelien Tache, anëtarin e (Nupes – Unioni i Ri Popullor Ekologjik dhe Social), u gjobit me 5 mijë euro për fyerje ndaj policisë, transmeton KosovaPost.
Sipas raportimeve të mediave franceze, gjykata dënoi Tache, i cili ofendoi oficerët e Njësisë Kundër Krimit (BAC) pas një sherri në një lokal në Niort natën e 8 shkurtit.
Gjykata ka vendosur që Taçe, i cili është dënuar me 5 mijë euro gjobë, duhet të paguaj edhe nga 250 deri në 500 euro për secilin prej policëve që kanë qenë në atë ngjarje atë ditë.
Mësohet se Taçe ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje në polici.
Tache, i cili dha dorëheqjen 3 vjet pasi u zgjodh deputet nga partia e presidentit francez Emmanuel Macron, u bashkua me radhët e të Gjelbërve./KosovaPost/.