Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit.
Ai ka shtuar se kjo legjislaturë me këtë Qeveri mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.
“Është karakterizuar fillimisht me tendencë të kapjes së institucioneve, me shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe me tendenca të vazhdueshme me paaftësimin e vendimmarrjes së Kuvendit në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se të gjitha shtyllat e Kuvendit të Kosovës me këtë qeveri janë paaftësuar në funksionin e tyre, shkruan telegrafi.“Në këta muajt e fundit ne do të angazhohemi t’ju ofrojmë qytetarëve platformën dhe idetë tona për katër vitet e ardhshme”, tha ai.