Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur sot një fjalim në Bundestag duke i kërkuar Qeverisë së Gjermanisë që të marrin vendimin final për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pasi sipas deputetit gjerman “të gjithë kushtet janë plotësuar”.
Ndërsa kërkoi pranimin e Kosovës në KiE, Abraham vuri në theks edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.
Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.
The 🇽🇰 government has promised in a letter to the Council of Europe to submit a statute for the Serbian Association of Municipalities to its own constitutional court by the end of May. This is an excellent new development! 2/3 pic.twitter.com/IzmogeP5v9
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2024