Shkëmb Manaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka cilësuar si sulme deklaratat e Ministres Albulena Haxhiu, ndaj Këshillit Gjyqësor (KGJK), dhe Këshillit Prokurorial (KPK) të Kosovës, raporton Kosova Post.
Në konferencë para gazetarëve, Manaj e quajti qeveri të praktikantëve, Qeverinë Kurti.
“Me shqetësim po i përcjellim sulmet e ministres së Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këto janë sulme në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” – tha ndër të tjera ai.
Për më tepër, ai ka shtuar se ministrja e Drejtësisë nuk e ka të qartë se cilat janë kompetencat e saj.
“Imazhi më i keq i mundshëm ishte që Ministrja e Drejtësisë u bëri institucioneve të pavarura. Miratimi i strategjisë për sundimin e ligjit është hap i rëndësishëm, por mendojmë që ky dokument duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës” – shtoi ai.
Manaj e kritikoi Ministren Haxhiu, edhe për sa i përket procesit të vetingut. Sipas tij, ajo dhe qeveria, nuk kanë ide se si t’i qasen këtij procesi./KosovaPost/