Depuiteti i LDK-së, Fetah Rudi, në 18 vjetorin e vrasjes ka kujtuar kolonel Tahir Zemajn, djalin e tij Enis, Hasan Zemajn, ndërsa ka thënë se vrasjet politike janë plaga më e madhe e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Rudi në Facebook se pa zbardhjen e rastit të tyre Kosova nuk është e plotë.
Postimi i Plotë i Rudit
18 vite nga vrasja komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Deçan. Vrasjet politike janë plaga me e madhe për Kosovën. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosovës nuk është e plotë. Lavdi hero i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës se kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj!