Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është dënuar sot për mosmbajtje të maskës.
Deputeti Haliti është dënuar sot gjatë kohës sa ishte duke shkuar në Kuvend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla.
Redaksia e ka kontaktuar deputetin Haliti, por i njëjti deri tani nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se në muajin gusht të 2020-së ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro. /Telegrafi/