Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Kryeministrin aktual, Albin Kurtin, e ka kualifikuar si viktimë të regjimit të Serbisë, transmeton Kosova Post.
“Neve na udhëheq një njëri që është viktimë e këtij regjimi. Thaçi ka qenë fitimtar i luftës, ti viktimë e atij regjimi”, ka cilësuar deputeti Tahiri.
Shkas për ketë adresim të Tahirit ishte aksioni i sotëm i Qeverisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës.
I menjëhershmëm ka qenë reagimi i kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i ka kërkuar shefit të grupit parlamentar të PDK-së të ketë kujdes me gjjuhën e të mos i lëndojë qyetarët e Kosvës duke i ndarë në viktima e martirë.