Kosova sot shënon 25 vjetorin e çlirimit.
Me këtë rast presidentja, Vjosa Osmani ka falënderuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton, i cili asokohe u angazhua politikisht dhe ishte i vendosur për ta hequr Kosovën nga robëria.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ndryshe, më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.