Në parlament është duke u diskutuar rreth ndryshimeve të kodit të procedurës penale, ndërsa po shkëmbehen ide, edhe nga deputetët e opozitës, se si ai të përmirësohet e të jetë më funksional, transmeton Kosova Post.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka qenë ndër të paktët që ka shprehur skepticizmin e tij për sa i përket iniciativës për përmirësimin e këtij kodi.
“Natyrisht që drafti për Kodin e Procedurës Penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e institucionit të drejtësisë në Kosovë” ka thënë ai, por më tej ka shtuar me skepticizëm se “por këtu unë shoh një hendek ndërmjet të mundshmes dhe domosdoshmes”, duke hedhur dyshime rreth realizimit të idesë.
“Si është e mundshme që tani këtij karvani po i prinë një strukturë politike, ta zëmë, kur vie puna për suspendimin e personit zyrtar që i vihet aktakuzë, e cila në fakt strukturë politike nuk i ka votuar të njëjtat propozime që kanë qenë në 2019-tën.”
“Ju që s’keni sensin dhe sentimentin për drejtësi” tha ai duke iu drejtuar pozitës, nuk mund ta bëni drejtësinë.
Menjëherë pas tij ka dalë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, por e cila e ka shpërfillur tërësisht Kastratin:
“Nuk ia vlen të merrem me ty!” – i ka thënë ajo shkurt Kastratit, duke vijuar me dhënien e përgjigje deputetëve të tjerë./KosovaPost/