Sot në Kuvendin e Kosovës u vazhdua debati për programin qeverisës, të prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërsa gjatë debatit, edhe momente përplasjeje ndërmjet deputetëve opozitarë, me ata të pozitës, shkruan Kosova Post.
Fjalimi i deputetit Fitim Uka, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), nxiti reagimin e deputetes Hykmete Bajrami, ish ministres e Financave.
Ajo iu ka referuar rastit të vjedhjes së 2.1 milon eurove nga Thesari i Shtetit, duke e shtyrë Ukën që t’i kundëreplikohet:
“Unë nuk fola për 2.1 milionët që kanë humbur në qeverinë e kaluar, nuk e kuptoj pse ky reagim. Ajo që thash është plotësisht e qëndrueshme dhe jam i gatshëm t’ua dokumentoj sido që ju e dëshironi. Nëse ju pretendoni që 52 ditë të qeverisë Kurti janë të barabarta me 21 vjetët e keqqeverisjes suaj, atëherë unë nuk kam ndonjë koment tjetër”.
Mirëpo ish ministrja Bajrami tha që ajo është e pastër, dhe përmendja e këtij rasti, nuk mund ta zmbrapsë atë nga kritikat ndaj qeverisë.
“Unë qëndroj ballë hapur, jo për veç kohën sa kam qenë në Ministri të Financave, por për kohën sa kam qenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga viti ‘99 e këndej” – ka thënë Bajrami.
Ajo, ndërkaq, kërkoi nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, që t’i përdorë të gjithë mekanizmat shtetëror, për ta hetuar edhe njëherë çështjen./KosovaPost/