Adanan Rrustemi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, e ka kritikuar Këshillin Grevistë, transmeton kosova Post.
Sipas tij, aktiviteti sindikal i Këshillit Grevistë, më saktë greva e tyre në arsim, është orkestruar nga ish- koalicioni i njohur si PAN,.
“Grevën mund ta ndalë vetëm Këshilli Grevist kur të vendosë të thotë PO në vend të JO-ve të shumta. Mbase me instruksionet e PAN-it“, ka shkruar Rrustemi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.