Deputetja e Kuvendit, nga partia ‘Serbia e Lirë’, regjisorja e teatrit Milica Kral, ka deklaruar sot se në njëvjetorin e qeverisjes së Ana Brnabiq, suksesi i saj më i madh është se “pak a shumë” të gjithë e quajnë Qeveri, transmeton Kosova Post.
Me rastin e përvjetorit të formimit të Qeverisë aktuale të Serbisë, Kralj ka thënë për agjencinë Beta se “po të mos gënjejmë deri në alivanosje”, mund të konstatojmë se nuk kemi kurfarë qeverie, sepse është vetëm një person i cili vendos për të gjitha fushat.
“Padyshim suksesi i vetëm i Qeverisë është ai se votuesve nuk iu pengon fare që ministrat janë vetëm figura dhe që ato figura marrin pagat që ua japin votuesit”, ka thënë Kral.
Në njëvjetorin e Qeverisë, shtoi ajo, është sukses që votuesit janë përgjumur dhe kanë shijuar melodinë e bukur të fjalimeve ministrore plot premtime.sh.o./Kosova Post/