Fondi për Sigurinë, është mirëpritur nga të gjithë, ndërsa prej dje kanë filluar edhe dhurimi i fundeve nga personalitete, biznesmen e deputetë. Kush më shumë e kush më pak, por e rëndësishme është fakti se po vërehet interesim i lartë për të kontribuar në këtë fond, transmeton Kosova Post.
Dje veçse kemi qindra euro të dhuruara nga zyrtarë e biznesmen, ndërsa sot për këtë fond mjete financiare ka dhuruar edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvenodsje, Vasfije Krasniqi, ka dhuruar 1 mijë e 346 euro e 75 cent për Fondin e Sigurisë së FSK-së.
Shifrën e dhuruar e publikoi vet deputetja përmes një njoftimi në Facebook.