Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka takuar Ambasadorin e Hungarisë z. Jóseph Bencze, transmeton Kosova Post.
Njoftimin për këtë takim, e ka bërë vetë deputetja Pacolli:
“Sot, në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, së bashku me ekspertin e Komisionit për çështje të Mjedisit, z. Hajriz Berisha, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pritëm Ambasadorin e Hungarisë z. Jóseph Bencze dhe znj. Krisztina Szabó, Atashe Ekonomike, ku diskutuam rreth projekteve dhe punëve të përbashkëta midis dy vendeve tona, si dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit tonë, kryesisht në fushën e bujqësisë, mjedisit dhe infrastrukturës” – ka shkruar ajo.
Sipas Pacollit:
“Mbështetja e Republikës së Hungarisë ndaj Republikës Kosovës nuk ka munguar asmjëherë.
Me Ambasadorin Bencze, u dakorduam që të fillojmë bashkëpunimin bilateral mes komisioneve parliamentare të të dyja vendeve. Po ashtu u dakorduam që të organizojmë së shpejti një panair për promovimin e produkteve bujqësore. Këtu do të ftohen prodhuesit vendor dhe hungarez për ti promovuar produktet e tyre dhe për të lidhur ura bashkëpunimi mes kompanive prodhuese.”