Deputetja Safije Sadiki Shaini, ka njoftuar se nëna e saj ende nuk ka marrë shtetësinë maqedonase edhe përkundër moshës së saj 72 vjeçe, shkruan Kosova Post.
Deputetja Shaini, ka postuar në Facebook, një foto me nën e saj e cila sot do ti nënshtrohet për të satën herë provimit të gjuhës maqedone, kusht për marrjen e shtetësisë.
‘Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje’, ka shkruar Sadiki-Shaini.
Postimi i plotë:
“ Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.
50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë.
Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.
Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.
Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje.
“Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin.
Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë. “, shkruan Safije Sadiki Shaini