Gjatë ditës së sotme është raportuar se një punëtor ka rënë prej një lartësie rreth 40 metra, shkruan Kosova Post.
Dëshmitari i rastit, Haki Krasniqi ka thënë se personi që ka rënë nga skela është në jetë.
Sipas Krasniqit personi ka mundur të jetë i moshës 40 vjeçare.
I lënduari ka qenë punëtorë i kontraktuar nga një kompani nga Gjilani.
Sipas dëshmitarit, në vend të ngjarjes shpejt kanë ardhur edhe zjarrfikësit e policia dhe e kanë marrë personin e lënduar.