Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka nisur me sukses garën e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kampionia olimpike ia ka arritur ta mposhtë me lehtësi kundërshtaren e saj të parë, Maryam March Maharani nga Indonezia pas vetëm disa sekondash.
Meçi ka qenë në kategorine deri në pesëdhjetë e dy kilogramë.
Kjo fitore i hap rrugën Krasniqit për të vazhduar garën dhe për të përballuar kundërshtaret e tjera, duke ruajtur gjasat e saj për të fituar një tjetër medalje olimpike.