Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar popullin e Kosovës në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s.
Rama këtë urim e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Rama.