Sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi organizon marshin “Marshojmë S`fetojmë”.
Aktiviteti organizohet në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu dhe fillonë në ora 12:00.
Ndryshe sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.