Në një intervistë me Christian Vieri në Twitch, Antonio Cassano ka zbuluar bisedën interesante me mesfushorin e Chelseas, Jorginho.
Italiani thuhet se është ndër kandidatët për Topin e Artë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian me Italinë.
Cassano ka zbuluar se Jorginho e ka pranuar se nuk e meriton Topin e Artë para argjentinasit.
“Isha me fëmijët. Isha ulur në pushime dhe dëgjova “Çkemi Antonio”.
“U riktheva dhe ishte Jorginho. Kishte maskë dhe nuk e njoha. Pastaj u përqafuam dhe i thashë: ‘Si është skandal që po thonë se ti do ta fitosh Topin e Artë para Messit”.
“Ai u përgjigj: “Është e vërtet, është skandal. E pranoj, Messi gjithmonë duhet ta fitojë, derisa të pensionohet”, tregon Cassano.
Cassano është ndër tifozët më të flaktë të Messit dhe mendon se argjentinasi duhet të fitojë të gjithë Topat e Artë derisa të pensionohet.l.n