Varianti i ri i Corona Virusit, Omicron është duke u përhapur çdo ditë e më shumë, i cili po shënon shifra rekorde, sidomos në Angli dhe Danimarkë, shkruan KosovaPost.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar “cunam” infektimesh me këtë variant.
Sipas ekspertëve të OBSH do të ketë një valë infektimesh e cila do të kolapsojë edhe të gjithë sistemin shëndetësor.
Sipas kësaj organizate, infeksionet me Omicron janë shoqëruar me simptoma të lehta, por paralajmërohet se akoma do të jetë numri i madh i të hospitalizuarve, në veçanti tek pacientët e pavaksinuar, çka mund të nxis një lloj kaosi në sistemin shëndetësor në mbarë botën.
Ditën e djeshme OBSH deklaroi se Rreziku i paraqitur nga varianti Omicron është ende “shumë i lartë”, ndërkohë që raportohet se numrat e rasteve COVID-19 u rritën me 11 për qind globalisht javën e kaluar. Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj organizate ka ngritur edhe më shumë nivelin e shqetësimit këtë fundvit.
“Delta dhe omicron tani janë kërcënime të dyfishta që i çojnë rastet në shifra rekord, duke çuar në rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.
Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Delta, po çon në një cunam rastesh të reja”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Nga OBSH është kërkuar kujdes edhe në lidhje me reduktimin e izolimit të detyrueshëm për personat e infektuar, gjë që është miratuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania