Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, i cili ka qenë edhe bartës i listës nga rradhët e Lidhjes Demokratike së Kosovës në zgjedhjet e 14 nëntorit, pritet të mos jetë këshilltar komunal nga kjo parti në Kuvendin e Podujevës, shkruan KosovaPost.net
Siç mëson KosovaPost.net, Hyseni do ta liroj këtë pozitë. Në vendin e tij pritet ta zë Fahri Hasani, i cili është edhe në rend më i votuari nga kandidatët tjerë që s’e kanë siguruar ulësen e Kuvendit.
Zejnullahu, e cila aktualisht është deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, do t’ia liroj pozitën e asamblistës Mimoza Abdullahut, e cila është kandidate më e votuara në rend nga gjinia femërore.
Kuvendi i Komunës i Podujevës në mandatin ardhshëm përfaqësohet nga këshilltarë prej pesë subjekteve politike. Lidhjen Demokratike të Kosovës e përfaqësojnë 14 këshilltarë, Lëvizjen Vetëvendosje 13 këshilltarë, Partinë Demokratike të Kosovës 4 këshilltarë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës 3 këshilltarë dhe Ballin Kombëtar Demokrat 1 këshilltar.
Ndërkaq kryetari i inaguruar ditën e djeshme, Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka bërë publike listën e anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar.