Një 15-vjeçar me inicialet E.V. është dorëzuar në polici pas vrasjes së një 14-vjeçari sot në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e policisë thuhet se E.V. është në masën e arrestit policor dhe se atij i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.