Deri në fund të kësaj jave nuk ishte shënuar asnjë rast, por të dielën në Kosovë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të Coronavirusit.
Katër nga këta të infektuar janë nga Mitrovica. Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë për RTV Dukagjinin se të gjithë këta persona po trajtohen në shtëpi.
Sipas Zhubit gjendja e tyre është stabile. Ndërkohë për qytetarët e Mitrovicës masat janë duke e zbatuar jo kënaqshëm, derisa flasin edhe për variantin Omicron.
“Ky variant paraqet rrezikshmëri pavarësisht se në Kosovë tek tash ka filluar, por ne duhet t’u përmbahemi rregullave. Ajo që është më me rëndësi është të vaksinohen”, shprehet qytetari Zahir Musa.
Ndërkaq, shumë qytetarë po iu lënë fajin institutcioneve shtetërore, pasiqë sipas tyre nuk ka qenë dashur që të lejohen persona të tillë brenda Kosovës.