Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Këtë e ka bërë të ditur, Abdixhiku ndërsa thekson se me ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për vizionin euroatlanik të Kosovës.
“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara”, shprehet kryetari Abdixhiku.