Meditimit JOGA, si praktikë ose ushtrim mendor i importuar nga India e largët, i ka ardhur rendi të futet si lëndë mësimore zgjedhore në edukimin tonë në Kosovë, ndërsa një lënde fetare islame, që është e Fesë sonë shekullore, kurrësesi që jo!
JOGA, ka filluar që nga shtatori të jetë lëndë mësimore zgjedhore në dy prej shkollave më të njohura të Prishtinës. Kjo as që është bërë lajm, bile nga gardianët e laicizmit në Kosovë.
Natyrisht, sa për ta ditur, JOGA është rit fetar me origjinë hinduse dhe budiste.
Ai, tani llogaritet si një meditim, por në origjinë është rit-adhurim fetar hinduist-budist idhujtaresk. Joga hinduse e budiste bëhet planprogram për fëmijët tanë që s’kanë asgjë të përbashkët më budizmin e as hinduizmin…