Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se Jadon Sancho me paraqitjen e fundit tregoi pse klubi që menaxhon e bleu.
Sancho është i huazuar te Borussia Dortmundi deri në fund të sezonit, teksa të mërkurën mbrëma tregoi paraqitje fantastike ndaj Paris Saint-Germaninit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Jadon tregoi pse e bleu Manchester United, është shumë e qartë”, u shpreh Ten Hag.
“Dje luajti shumë mirë dhe tregoi se përfaqëson një vlerë të lartë për klubin… që është mirë”.
“Jam i lumtur për Jadon, për paraqitjen e tij dje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.